Pas 3 ditësh, Izraeli shënon një viktimë nga Covid-19

Azia

Pas 3 ditësh, Izraeli shënon një viktimë nga Covid-19

Më: 29 maj 2021 Në ora: 13:01
Ilustrim

Izraeli ka regjistruar një viktimë pas tre ditësh që vendi nuk kishte raportuar asnjë të vdekur, duke çuar numrin e përgjithshëm në  6,407.

Në të njëjtën kohë, vendi regjistroi 17  raste, duke çuar  numrin e përgjithshëm në 839,433 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike u rrit nga 50 në 54 ndërsa numri i rasteve aktive shënoi rënie me 392 të shtruar që nga marsi i vitit të kaluar.

Më shumë se 5.44 milion njerëz – 58.3% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid-19 nga fillimi i fushatës së vaksinimit në  Izrael në 20 Dhjetor 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat