“Shko vishu mirë”, deputetja përjashtohet nga seanca pse veshi pantallona të ngushta

Azia

“Shko vishu mirë”, deputetja përjashtohet nga seanca pse veshi pantallona të ngushta

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 09:27
Foto

Një deputete është përjashtuar nga seanca parlamentare në Tanzani për shkak të veshjes të pantallonave të saj të ngushta dhe një bluze të verdhë.

Condester Sichëale u përjashtua nga kryetari i parlamentit Job Ndugai, i cili tha se ishte një veshje joparlamentare.

“Shko vishu mirë dhe … bashkohu me ne më vonë”, i tha Ndugai.

Ai mori këtë vendim pas një proteste te deputetit tjetër Husein Amar për veshjen e saj.

Ndugai gjithashtu tha se “disa nga motrat tona po veshin rroba të çuditshme… Çka po i paraqesin ata shoqërisë?”.

Husein Amar argumentoi se parlamenti ishte një pasqyrim i shoqërisë, duke cituar pjesë të rregullores së parlamentit që u ndalon grave të veshin xhinse të ngushta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat