Djalit të Netanyahut i bllokohen llogaritë në rrjete sociale pas thirrjeve për protestë

Azia

Djalit të Netanyahut i bllokohen llogaritë në rrjete sociale pas thirrjeve për protestë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:14
Yair Netanyahu

Yair Netanyahu, djali i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë se llogaritë e tij në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Twitter janë bllokuar përkohësisht pasi paraprakisht shpërndau një afishe ku bëhej thirrje për protestë jashtë shtëpisë së deputetit Nir Orbach nga radhët e partisë Yamina MK.

Në këtë poster ishte edhe adresa e shtëpisë së Orbach, i cili është vënë në shënjestër nga Likud me shpresën se ai do të largohet nga qëndrimi i tij dhe do të kundërshtojë “ndryshimin e qeverisë” që do ta rrëzonte kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Postimi i adresës së shtëpisë është shkelje e rregullave në këto rrjete sociale, prandaj Facebook dhe Instagram kanë pezulluar llogarinë e Yair Netanyahu për 24 orë dhe Twitter për 12 orë.

Nir Orbrach është nga radhët e Partisë Yamin dhe do të marrë pjesë në qeverinë e koalicionit të ri që do të formohet.

Më 2 qershor, Partia e Ardhmërisë dhe Partia Yamina në Izrael njoftuan se ranë dakord të formonin një koalicion me gjashtë parti të tjera që do ta heqë Netanyahun nga pozita e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat