Kim Jong Un mbledh partinë, jep disa ‘udhëzime’ për zhvillimin e vendit

Azia

Kim Jong Un mbledh partinë, jep disa ‘udhëzime’ për zhvillimin e vendit

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 09:20
Kim Jong Un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mblodhi zyrtarë të lartë të hënën në kuadër të një takimi të plotë të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve në pushtet, njoftoi media shtetërore.

Kim “dha udhëzime të rëndësishme për disa masa që duhen marrë për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe përmirësimin e standardeve të jetës materiale dhe kulturore të njerëzve”, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Në një takim të byrosë politike me Kim të shtunën e kaluar u njoftua se “Takimi i 3-të Plenar i Komitetit të 8-të Qendror” të Partisë së Punëtorëve do të mbahej në “fillim të qershorit”.

Takimi i fundit plenar i Komitetit Qendror u zhvillua gjatë tre ditëve në fillim të shkurtit të këtij viti, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Koreja e Veriut mbetet në një bllokadë të rreptë ndërkombëtare kundër koronavirusit.

Pak të huaj kanë mbetur brenda vendit dhe agjencitë e ndihmës kanë shprehur shqetësimin se si po përballet popullata në kohën më të izoluar të vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat