Punëtorët e një restoranti në Pakistan u arrestuan pasi refuzuan të qarosnin oficerët

Azia

Punëtorët e një restoranti në Pakistan u arrestuan pasi refuzuan të qarosnin oficerët

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Të gjithë 19 punëtorët në një restorant, fast food, në Pakistan u arrestuan pasi refuzuan të qarosnin me hamburgerë një grup oficerësh policie, javën e kaluar.

Sipas BBC, stafi në Johnny & Jugnu në Lahore u arrestuan të shtunën dhe u mbajtën brenda natës.

“Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur diçka e tillë në restorantin tonë”, thuhet në një deklaratë.

Nëntë oficerë policie të përfshirë në incident tani janë pezulluar.

“Askush nuk lejohet të marrë ligjin në duart e tij. Padrejtësia nuk do të tolerohet. Të gjithë ata do të dënohen”, tha zyrtari i lartë i policisë provinciale, Inam Ghani kur njoftoi pezullimet në Twitter.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Johnny & Jugnu, thanë se një grup oficerësh policie kishin shkuar në restorant dy ditë para incidentit dhe kishin kërkuar hamburgerë falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat