20 të zhdukur në qytetin japonez

Azia

20 të zhdukur në qytetin japonez

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 08:27
Atami

Reshje të mëdha shiu përfshinë qytetin Atami në Japoninë qendrore , duke shkaktuar rrëshqitje dheu.  

Të paktën 20 njerëz janë zhdukur, njoftoi Reuters sot, duke cituar transmetuesin publik NHK.

19 persona raportohen të zhdukur në prefekturën Shizuoka në Japoninë qendrore pas rrëshqitjeve të dheut, tha një zyrtar i qarkut për AFP.

Pamjet e televizionit japonez treguan përrenj me baltë që shkatërronin ndërtesat në qytetin bregdetar të Atami ndërsa banorët përpiqeshin të iknin në vend të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat