Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Japoni shkaktojnë shumë dëme, evakuohen banorët

Azia

Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Japoni shkaktojnë shumë dëme, evakuohen banorët

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 18:08
Foto

Qyteti bregdetar japonez, Atami është goditur nga vërshimet e mëdha të shiut dhe nga rrëshqitjet e dheut.

Gjatë tërë të dielës, ekipet e mëdha të shpëtimit kanë larguar shumë persona nga shtëpitë e tyre, një pjesë e të cilave ishin përmbysur si pasojë e shiut.

Autoritetet thanë se një çift i moshuarish ishin më mesin e 19 personave të shpëtuar deri më tani.

Dy njerëz janë konfirmuar të vrarë, por disa të tjerë mbeten të zhdukur, pasi një doli nga shtrati në qytetin, që është në jug-perëndim të Tokios, të shtunën.

Yuta Hara, zëdhënëse nga qyteti Atami, ka thënë për Reuters se deri tani janë shpëtuar 387 persona.

Rrëshqitja e dheut kishte filluar nga pasditja e së shtunës në qytetin i cili është vend turistik për shumë persona. Ndërkohë, qindra mijëra banorë në tre qytete tjera, Shizuoka, Kanagawa dhe Chiba,janë urdhëruar të evakuohen pas paralajmërimeve për përmbytje të mëtejshme, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat