Ky është vendi i parë në botë që ndalon numërimin e rasteve të reja me covid

Azia

Ky është vendi i parë në botë që ndalon numërimin e rasteve të reja me covid

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Singapori është bërë vendi i parë në botë, që ndaloi numërimin e rasteve të koronavirusit, kjo si një përpjekje për t’i kthyer njerëzit në normalitet.

Mediet e huaja shkruajnë se qeveria dëshiron të trajtojë koronavirusin, ndërsa administron gripin. Vendi i Azisë Juglindore, me një popullsi prej vetëm 5.7 milionë banorë, ka regjistruar vetëm 36 vdekje dhe 62,617 raste që nga fillimi i pandemisë Covid-19 me masa drakonike.

Për 18 muaj, autoritetet shëndetësore kishin vendosur kufizime të rënda.

Për qeverinë e vendit, shpresa është të lejojë njerëzit “të vazhdojnë jetën e tyre” duke hequr rregulla të ashpra dhe duke kontrolluar virusin me mjete të tjera, të tilla si vaksinimi masiv dhe trajtime më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat