Shpërthen anija me kontejnerë në Dubai, autoritetet: Asnjë i lënduar

Azia

Shpërthen anija me kontejnerë në Dubai, autoritetet: Asnjë i lënduar

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 00:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dubai u trondit mbrëmjen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në bordin e një anije kontejnerësh të ankoruar në Portin e Jebel Ali në periferi të Dubai.

Sipas mediave lokale shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka bërë që ndërtesat të lëkunden në një pjesë të qytetit afër portit.

Shpërthimi ndodhi në mesnatën e së enjtes  dhe është parë e dëgjuar në pothuajse të gjithë Dubain.

Fatmirësisht raportohet se askush nuk ka vdekur dhe askush nuk është plagosur deri më tani nga shpërthimi në anijen e mallrave.

Pamjet të shumta janë publikuar në mediat sociale ku shihet se çfarë ka mbetur nga anija që shpërtheu.

“Një zjarr është raportuar të ketë shpërthyer në një kontejner brenda një anije të ankoruar në Jebel Ali Port”, thanë autoritetet  e Dubait në një deklaratë.

“Zjarri është nën kontroll dhe nuk ka të vdekur ose të lënduar.” thuhet më tej në deklaratë.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është bërë i ditur. Sipas disa të dhënave në mediat e huaja. Anija kishte mbërritur nga Irani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat