Indonezia nuk ka oksigjen, kërkon ndihmë nga vendet e tjera

Azia

Indonezia nuk ka oksigjen, kërkon ndihmë nga vendet e tjera

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Dy muaj më parë, Indonezia po i ndihmonte Indisë me mijëra rezervuarë të oksigjenit, ndërsa tani ky shtet po mbaron sasitë e oksigjenit pasi po përballet me një numër të madh të prekurve me COVID-19.

Gjithashtu, qeveria e këtij po kërkon furnizime emergjente nga vendet e tjera, duke përfshirë Singaporin dhe Kinën, raporton Associated Press.

Një dërgesë prej më shumë se 1 mijë cilindra oksigjeni, ventilatorësh dhe pajisje të tjera shëndetësore mbërritën nga Singapori të premten.

Indonezia ka në plan të blejë 36 mijë tonë oksigjen dhe 10 mijë përqendrues, pajisje që gjenerojnë oksigjen nga Singapori.

Sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tregoi se janë në kontakt me Kinën për të furnizuar Indonezinë me oksigjen. SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu iu kanë ofruar ndihmë.

Indonezia ka raportuar më shumë se 2.4 milionë infeksione dhe mbi 64 mijë viktima nga COVID-19. Spitalet janë të mbushura me një numër të madh të personave të shtrirë ndërsa nevoja ditore për oksigjen ka arritur rreth 2 mijë tonë në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat