Vietnami pranon 2 milionë doza të vaksinës Moderna

Azia

Vietnami pranon 2 milionë doza të vaksinës Moderna

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Vietnami ka pranuar kontingjentin e parë prej 2 milionë dozave të vaksinës anti-COVID, Moderna.

Këto doza janë donacion i qeverisë amerikane, ka bërë të ditur të shtunën, ambasada amerikane në Hanoi, derisa shteti jug-aziatik është duke u përballur me një valë të madhe të virusit.

Kontingjenti i vaksinave të Modernas janë dhuruar për Vietnamin përmes programit COVAX, si pjesë e 80 milionë dozave të vaksinave të cilat presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se do të shpërndahen për të ndihmuar vendet e tjera për ta luftuar virusin.

Vietnami që nga fundi i prillit të këtij viti është përballur me një shpërthim të pandemisë që ka nxitur thirrjet për qeverinë të përshpejtojë inokulimet.

Ministria e Shëndetësisë e Vietnamit ka bërë të ditur se vetëm të premten që shkoi janë paraqitur 1,625 raste të reja me koronavirus, duke u bërë kështu dita e pesë me radhë ku rezultojnë pozitivë më shumë se 1,000 persona brenda 24 orëve.

Vietnami deri më tani ka pranuar rreth 8 milionë doza të vaksinave, kryesisht përmes program it COVAX. Deri më tani, në këtë shtet janë administruar më shumë se 4 milionë doza të vaksinës ndërkaq vetëm rreth 258,000 njerëz janë vaksinuar me të dy dozat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat