Burg për “komplotuesit'' në Jordani, dënohen ish-shefi i gjykatës mbretërore

Azia

Burg për “komplotuesit'' në Jordani, dënohen ish-shefi i gjykatës mbretërore

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 18:45
Foto

Gjykata e Jordanisë ka shpallur ish-shefin e gjykatës mbretërore dhe një të afërm të mbretit Abdullah fajtorë për kryengritje dhe rebelim ndaj monarkisë.

Gjyqi ndaj tyre ka nisur një muaj më parë në Gjykatën e Sigurimit të Shtetit, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura dhe përfundoi vetëm pas gjashtë seancave.

Në përfundim të vendimit të saj, gjykata ka dënuar me 15 vjet burg Bassem Aëadallah dhe Sharif Hassan dhe ka arrestuar 18 të tjerë.

Po ashtu , pak muaj më parë, ish princi i kurorës së Jordanisë, Hamzah bin Hussein u vendos nën arrest shtëpie për akuzën e korrupsionit dhe keq-sjellje qeveritare.

Edhe kjo nga autoritet është cilësuar me qëllime të ngjashme, atë të komplotit dhe destabilizimit të vendit.

Lidhur me rastin e fundit të trajtuar në gjykatë, ai nuk u përball me ndonjë akuzë, por iu refuzua mundësia për të dëshmuar krah palës mbrojtëse në gjyq.

Për sa i përket çështjes së tij, Mbreti Abdullajh ka konfirmuar se do të merret personalisht, duke ruajtur kornizat familjare.

Për mediat e huaja shteti i Jordanisë gjithmonë është cilësuar si i brishtë, por besnikëria ka qenë faktori i vazhdueshëm që ka mbajtur monarkinë të bashkuar, e cila së fundmi duket se është luhatur ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat