Kim Jong-un bën thirrje për ndihmë në zonat e goditura nga përmbytjet

Azia

Kim Jong-un bën thirrje për ndihmë në zonat e goditura nga përmbytjet

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 17:00
Kim Jong

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka bërë thirrje ushtrisë të intervenojë në zonat e goditura kohët e fundit nga reshjet e mëdha të shiut, raportojnë mediat shtetërore.

Më shumë se një mijë shtëpi u dëmtuan dhe rreth pesë mijë njerëz u evakuuan pas përmbytjeve, njoftoi televizioni shtetëror në fillim të kësaj jave.

Lëvizja vjen mes shqetësimeve mbi një krizë ekonomike dhe mungesës së ushqimit, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Toka bujqësore është dëmtuar dhe Kim Jong-un në qershor ka thënë se vendi u përball me një situatë të vështirë ushqimore.

Ai ka thënë se në atë kohë sektori bujqësor kishte dështuar në përmbushjen e objektivave të grurit për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, të cilat shkaktuan përmbytje dhe se shumë do të varej nga të korrat e këtij viti.

Pamjet nga KCTV shtetërore treguan shtëpitë e përmbytura deri në çatitë e tyre, si dhe dëmtimin e urave dhe hekurudhave në provincën lindore të South Hamgyong. Ai gjithashtu tha se rreth 17 km rrugë dhe ura ishin dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat