Bëri 3 operacione plastike, ndërron jetë blogerja e njohur

Azia

Bëri 3 operacione plastike, ndërron jetë blogerja e njohur

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 22:12
Xiaoran

Në një kohë kur televizioni, pushteti i katërt, dhe rrjetet sociale vijojnë “të shesin” gjithnjë e më shumë modelet uniforme të së bukurës, të shumta janë ato vajza dhe gra që zgjedhin të bëjnë sakrifica nga më të shumëllojshmet për t’u ndjerë të pranuara. Megjithatë ky lloj ridimensionimi mund të kushtojë shtrenjtë, aq shtrenjtë sa çmimi që paguani është vetë jeta.

E tillë është historia e një blogereje 33-vjeçare, e cila ka humbur jetën pasi bëri tre operacione plastike brenda ditës. Vajza e identifikuar me emrin Xiaoran ishte bërë e njohur falë rrjetit social kinez Sina Weibo, ku është publikuar po ashtu edhe lajmi i vdekjes së saj që është klikuar plot 600 milion herë.

Sipas shtypit kinez, 33-vjeçarja kreu brenda ditës një zmadhim gjoksi dhe dy ndërhyrje liposkulpturë (thithje e dhjamit), në një klinikë private në provincën Zhejiang, që thuhet se ka marrë përgjegjësinë për vdekjen e saj. Të njëjtat burime thonë se klinika ka pranuar gabimet gjatë operacionit dhe vonesat në trajtimin e fazës post-operatore.

Dy ditë pasi iu nënshtrua operacioneve, Xiaoran u dërgua me urgjencë në spital ku edhe humbi jetën si pasojë e infeksioneve të rënda bakteriale. Industria kozmetike në Kinë po lulëzon vitet e fundit, por shpeshherë ajo është e pakontrolluar ndaj edhe qytetarët po u bëjnë thirrje autoriteteve të rregullojnë praktikat në mënyrë më rigoroze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat