Talibanët marrin aeroporte lokale, konsolidojnë kontrollin

Azia

Talibanët marrin aeroporte lokale, konsolidojnë kontrollin

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 00:31
Ilustrim

Kryengritësit talibanë morën të mërkurën nën kontroll aeroportet në provincat afgane të Farahut dhe Kunduzit, ndërsa konsolidojnë kontrollin në një kohë kur forcat amerikane përmbyllin tërheqjen nga Afganistani që pritet të përfundojë në fund të gushtit.

Sipas njoftimeve, kryengritësit morën nën kontroll një bazë të ushtrisë në Kunduz pasi, qindra ushtarë u dorëzuan.

Ligjvënësi afgan Shah Khan Sherzad tha për kanalin lokal të lajmeve, TOLO se aeroporti dhe baza ushtarake në Kunduz “ranë në duart e talibanëve së bashku me të gjitha pajisjet”.

Ndërkaq ky grup thotë se ka plotësisht nën kontroll kryeqytetet e nëntë provincave dhe po u afrohet rajoneve të tjera.

Përparimet e fundit të talibanëve regjistrohen në të njëjtën ditë kur Presidenti Ashraf Ghani shkoi në Mazar-i-Sharif për të mobilizuar forcat pro-qeveritare për të mbrojtur këtë qendër banimi që është qyteti më i madh në pjesën veriore të vendit. Mazar-i-Sharif është një qendër e rëndësishme tregtare dhe ndodhet në rrugën që lidh Afganistanin me fqinjët veriorë.

Pas përparimeve të ditëve të fundit, talibanët kanë marrë nën kontroll pikat e kalimit kufitar me Iranin dhe Turkmenistanin dhe një nga pesë kalimet kryesore që e lidh Afganistanin me Pakistanin.

Pas humbjeve të ditëve të fundit, Presidenti Ghani njoftoi të mërkurën se po zëvendëson kreun e ushtrisë me komandantin e forcave speciale, Gjen. Hibatullah Alizai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat