Shpërthen një cisternë nafte në Liban, humbin jetën 20 persona

Azia

Shpërthen një cisternë nafte në Liban, humbin jetën 20 persona

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 08:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një kamioni cisternë që mbante karburant  në rajonin verior libanez të Akar.

Lajmin për 20 viktimat e kanë raportuar mediat vendase.

Ndërkaq deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të cisternës.

Ndërkohë kujtojmë se Libani është një vend që është zhytur në një krizë ekonomike, një nga më të këqijat në historinë e saj, pasi qytetarët janë përballur me mungesa akute të karburantit muajt e fundit që po ndikojnë njëkohësisht në furnizimin me nevojat themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat