Ambasadori francez publikon pamje teksa lë Zonën e Gjelbër të Kabulit

Azia

Ambasadori francez publikon pamje teksa lë Zonën e Gjelbër të Kabulit

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 19:20
Foto

Ambasadori i Francës në Afganistan, David Martinon, ka postuar pamje duke u larguar nga ish Zona e Gjelbër e Kabulit.

Zona e Gjelbër është vendi ku janë vendosur ndërtesat qeveritare, rezidencat dhe ambasadat e huaja, shkruan BBC.

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Yves Le Drian, këtë të diel njoftoi se Franca po e zhvendoste ambasadën e saj për të qenë më afër aeroportit të Kabulit.

Ai tha se ambasada do të mbetet funksionale për evakuimin e të gjithë shtetasve francezë që gjenden atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat