Emiratet e Bashkuara ndihmojnë në evakuimin e misioneve diplomatike të disa vendeve në Afganistan

Azia

Emiratet e Bashkuara ndihmojnë në evakuimin e misioneve diplomatike të disa vendeve në Afganistan

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke ndihmuar në evakuimin e misioneve diplomatike për disa vende me ambasada në Afganistan,

MPJ e Emirateve të Bashkuara Arabe ka thënë për CNN se janë duke punuar në evakuimin e stafit diplomatik nga Franca, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia, Zyra e Programit të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Egjipti, shkruan CNN.

MPJ e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se disa avionë “nga një sërë kombesh” po nisen nga aeroporti i Kabulit dhe do të mbërrijnë në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë mbrëmjes së të dielës dhe të hënën në mëngjes.

Një zëdhënës i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha se fluturimet brenda dhe jashtë aeroportit do të lejohen të vazhdojnë si zakonisht.

Teksa nuk ka pasur asnjë përpjekje talebane për të marrë aeroportin. “Ne sigurojmë të gjitha ambasadat, misionet diplomatike, institucionet dhe vendbanimet e shtetasve të huaj në Kabul se nuk ka asnjë rrezik për ta,” tha Mujahid në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat