Kaosi në aeroportin e Kabulit, raportohet për tre të vrarë

Azia

Kaosi në aeroportin e Kabulit, raportohet për tre të vrarë

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 09:43
Aeroporti i Kabulit

Tre persona thuhet të jenë vrarë nga të shtënat me armë në aeroportin e Kabulit.

Wall Street Journal raportoi se tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë në terminalin e pasagjerëve të aeroportit të hënën.

Gazeta amerikane citoi dëshmitarë që thanë se panë trupa të përgjakur të shtrirë në tokë.

Raporti nuk thotë se nga kanë ardhur të shtënat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat