Zyrtari taliban thotë se vajzat mund të shkojnë në shkollë, përderisa nuk neglizhohen ligjet e Sheriatit

Azia

Zyrtari taliban thotë se vajzat mund të shkojnë në shkollë, përderisa nuk neglizhohen ligjet e Sheriatit

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 11:23
Ilustrim

Menjëherë pas kapjes së provincës Logar në Afganistan, të dielën, talibanët kanë caktuar zyrtarë të cilët morën detyrën në Departamentin e Arsimit Krahinor të qytetit dhe dhanë një intervistë për mediat duke thënë se vajzat dhe djemtë mund të shkojnë në shkollë.

“Ne nuk jemi kundër edukimit të djemve dhe vajzave, përderisa ligjet islamike të Sheriatit nuk neglizhohen, vajzat e hixhabit të të gjitha moshave mund të arsimohen”, ka deklaruar shefi i Departamentit të Arsimit të Provincës, Mawlawi Janat Gul Aziz, i emëruar nga talibanët.

“Nuk ka kufizim moshe për arsimin, përderisa ligjet e Sheriatit islam nuk neglizhohen”, ka shtuar ai.

Ndërsa zyrtarë të tjerë talibanë e rrethuan zyrën duke pirë pije freskuese, Aziz ka deklaruar: “Ne jemi plotësisht mbështetës të mësimit dhe jemi të përkushtuar ndaj tij, ne duam që kombi ynë të arsimohet”.

Talibanët kanë pushtuar pothuajse të gjithë Afganistanin në pak më shumë se një javë, pavarësisht miliarda dollarëve të shpenzuar nga SHBA-të dhe NATO gjatë gati dy dekadave për të ndërtuar forcat afgane të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat