Skena kaotike nga aeroporti teksa afganët përpiqen të ikin

Azia

Skena kaotike nga aeroporti teksa afganët përpiqen të ikin

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 12:39
Aeroporti në Kabul

Disa persona janë mbytur në aeroportin e Kabulit, teksa qindra njerëz janë munduar të futen me forcë në aeroplanë për të ikur nga kryeqyteti afgan, kanë treguar dëshmitarët për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një dëshmitar ka thënë se ka parë trupat e pesë personave duke u dërguar në një automjet.

Një tjetër dëshmitar ka thënë se nuk është e qartë nëse viktimat janë mbytur nga të shtënat me armë apo nga rrëmujat.

Trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat e menaxhojnë aeroportin, më parë kanë shtënë në ajër për të shpërndarë turmat, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat