Pamjet/ Kështu po e ruajnë aeroportin e Kabulit ushtarët amerikanë

Azia

Pamjet/ Kështu po e ruajnë aeroportin e Kabulit ushtarët amerikanë

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 13:05
Kabul

Shumë qytetarë ia kanë mësyer aeroportit ndërkombëtar të Kabulit prej ditës së djeshme pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Avionët kanë qenë të mbushur me plot njerëz që duan të largohen sa më parë nga Afganistani.

Derisa, shumë qytetarë janë kapur edhe për rrotat e avionëve, vetëm që të largohen nga Kabuli.

E derisa afganët ia kanë mësyer aeroportit për tu larguar nga vendi, ushtarët amerikanë po i ruajnë ata.

Dhjetëra ushtarë amerikan të armatosur janë parë në aeroportin e Kabulit duke përcjellur situatën.

Prej ditës së djeshme kur nisi dyndja e qytetarëve në aeroport, raportohet se forcat amerikane që janë lënë për kontrollin e aeroportit kanë shtënë në ajër për të qetësuar turmat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat