Kina “miraton” talibanët: Jemi gati për “marrëdhënie miqësore”

Azia

Kina “miraton” talibanët: Jemi gati për “marrëdhënie miqësore”

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 13:07
Talibanët

Kina është e gatshme të thellojë marrëdhëniet "miqësore dhe bashkëpunuese" me Afganistanin, tha një zëdhënëse e qeverisë të hënën, pasi talebanët morën kontrollin e vendit.

Kina ndan një kufi prej 76 kilometrash me Afganistanin. Pekini ka kohë që ka frikë se Afganistani mund të bëhet një pikë organizimi për separatistët ujgur në rajonin e ndjeshëm kufitar të Xinjiang, shkruan France 24.

Por një delegacion i nivelit të lartë talebanë u takua me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi në Tianjin muajin e kaluar, duke premtuar se Afganistani nuk do të përdoret si bazë për militantët.

Në këmbim, Kina ofroi mbështetje ekonomike dhe investime për rindërtimin e Afganistanit.

Sot, Kina  njoftoi se "mirëpret" mundësinë për të thelluar lidhjet me Afganistanin, një vend që prej brezash është lakmuar për rëndësinë e tij gjeo-strategjike nga fuqitë e të mëdha.

"Talibanët kanë shprehur vazhdimisht shpresën e tyre për të zhvilluar marrëdhënie të mira me Kinën dhe se mezi presin pjesëmarrjen e Kinës në rindërtimin dhe zhvillimin e Afganistanit," u tha gazetarëve zëdhënësja e ministrisë së jashtme Hua Chunying.

Ambasada e Kinës në Kabul mbetet funksionale, tha Hua, megjithëse Pekini filloi evakuimin e qytetarëve kinezë nga vendi muaj më parë në mes të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Në një deklaratë të hënën, ambasada u tha qytetarëve kinezë që mbeten në Afganistan të "i kushtojnë vëmendje të madhe situatës së sigurisë" dhe të qëndrojnë brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat