Mezi mban lotët ish ushtari britanik: Më vjen keq, nuk do mund t’i shpëtojnë të gjithë njerëzit në Afganistan

Azia

Mezi mban lotët ish ushtari britanik: Më vjen keq, nuk do mund t’i shpëtojnë të gjithë njerëzit në Afganistan

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 16:01
Ben Wallace

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace mezi mbante lotët ndërsa diskutonte situatën në Afganistan.

Ish -kapiteni i Ushtrisë britanike u pyet për përpjekjet e evakuimit gjatë një interviste në LBC, por ai u bë tejet emocional teksa pranoi se operacionet e organizuara me ngut që po kryheshin nga Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera perëndimore në Afganistan nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë të gjithë.

Zëri i tij po dridhej gjatë intervistes kur tha: “Më vjen thellësisht keq pasi vërtetë një pjesë e disa njerëzve nuk mund të largohen, por ne duhet të bëjmë më të mirën për ata njerëz atje.”

I pyetur se pse dukej se po e merrte shumë personale këtë gjë, ai tha: ‘Sepse unë jam një ushtar, e kjo gjë është e trishtueshme, dhe ne duhet të bëjmë çmos për t’i nxjerrë njerëzit jashtë nga atje”.

Wallace shërbeu në Gardën Skoceze midis 1991 dhe 1998 dhe ishte i përfshirë në operacionet në Irlandën Veriore.

Ushtria amerikane ka marrë hapësirën ajrore të Afganistanit ndërsa po përpiqet të ndihmojë mijëra emigrantë dhe civilë të tmerruar të ikin nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat