Ishte qëlluar në kokë nga talebanët, reagon Malala Yousafzai

Azia

Ishte qëlluar në kokë nga talebanët, reagon Malala Yousafzai

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 22:01
Malala Yousafzai

Pak kohë pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit, aktivistja Malala Yousafzai shprehu tronditjen dhe shqetësimin për gjendjen e grave dhe vajzave në rajon.

Ajo kërkoi veprime nga agjencitë globale për të ndihmuar civilët dhe refugjatët.

“Jam shumë e brengosur për gratë, minoritetet dhe aktivistët e të drejtave të njeriut”.

Lauretja e çmimit “Nobel” në vitin 2012 ishte qëlluar në kokë nga një sulmues taleban i cili kundërshtoi me forcë zërin e saj për arsimimin e vajzave.

Në atë moment, ajo po kthehej në shtëpi pas një provimi.

Më vonë u shtrua në spitalin Mbretëresha Elizabetë në Britaninë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat