Pamje nga Kabuli, talibanët argëtohen në parkun e lodrave për fëmijë

Azia

Pamje nga Kabuli, talibanët argëtohen në parkun e lodrave për fëmijë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 09:16
Pamje nga video

Ndërkohë që mijëra afganë janë të frikësuar për jetën e tyre nga talebanët dhe përpiqen të largohen nga vendi, disa luftëtarë të lëvizjes politiko-fetare janë filmuar duke u argëtuar në një park lodrash për fëmijë.

Një video postuar në Twitter nga reporteri i Reuters Hamid Salizi, i cili jeton në Kabul, tregon një grup talebanësh duke u argëtuar në një park dëfrimi në qytet, duke luajtur me makinat dhe madje duke u ngjitur mbi kuajt e karuselit.

Në videot e çuditshme, talebanët e moshave të ndryshme shfaqen duke qeshur dhe duke drejtuar makina në pistë me makinat, disa madje mbajnë armët e tyre.

Edhe më të çuditshme janë skenat që i shfaqin në “karuselin” e parkut, duke hipur mbi ponit që janë për fëmijë të vegjël.

Një video tjetër që qarkullon në internet thuhet se është marrë në palestrën e pallatit presidencial të Kabulit, pasi u pushtua nga talebanët.

Në klip, luftëtarët e rinj duket se provojnë instrumente dhe pesha, duke qeshur dhe duke bërë fotografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat