Nëna e tyre bërtiti me të madhe, dy afganët që ranë nga avioni në fluturim ishin 16 dhe 17 vjeç

Azia

Nëna e tyre bërtiti me të madhe, dy afganët që ranë nga avioni në fluturim ishin 16 dhe 17 vjeç

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 15:56
Pamje nga Afganistani

Një gazetar afgan i quajtur Rustam Wahab është duke raportuar ngjarjet nga Kabuli minutë pas minuti për mediat ndërkombëtare, teksa në një status të bërë në profilin e tij në Instagram, shkruan se ka zbuluar kush kanë qenë viktimat që ranë nga avioni që ishte nisur për në SHBA nga Kabuli.

“Po qaj në këto momente. Dy djem të rinj, 16 dhe 17 vjeç të cilët ranë nga avioni që shkonte për në SHBA ishin komshinjtë e hallës time. Trupat e tyre iu sollën prindërve në shtëpi. Teksa flisja në telefon me hallën time, dëgjohej duke ulëritur mamaja e djemtë që mbetën viktima.

Dhimbja e saj është e papërshkrueshme. Kjo nuk është ajo çfarë meriton populli afgan, pas 20 vitesh bombardime. Shpresoj që zyrtarët e Afganistanit që e shitën vendin e tyre të varen nga turpi. 

Kandahar, Jalalabad, Mazar-e-sharif, Ghazni dhe shumë qytete të tjera të mëdha janë pushtuar teksa qeveritarët bënë marrëveshje me talebanët dhe urdhëruan personelin e ushtrisë të ikte. Sa për Joe Biden dhe forcat perëndimore të cilat u tërhoqën nga Afghanistani, megjithëse iu tha se qeveria do të binte.

Nuk kam fjalë për këta njerëz. 20 vite duke luftuar për çfarë? Të vraposh e të evakuohesh kur populli afgan ka më shumë nevojë për ju? Turp t’ju vijë”-shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat