“Ne jemi zotuar se”, talibanët mesazh SHBA-së: Kjo është data e fundit për t’u larguar

Azia

“Ne jemi zotuar se”, talibanët mesazh SHBA-së: Kjo është data e fundit për t’u larguar

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 17:58
Talibanët

Talebanët kanë kërkuar që Shtetet e Bashkuara t’i përmbahen afatit të caktuar për tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani deri në datën 11 shtator.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i tyre ditën e sotme.

Në një intervistë për “Sky News”, zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen, tha se presidenti amerikan, Joe Biden, duhet të respektojë marrëveshjen e Dohas të nënshkruar nga administrata Trump vitin e kaluar dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator, 20 vite pas sulmeve terroriste.

“Ne jemi zotuar se nuk do t’i sulmojmë ata, ne nuk i kemi sulmuar ata”, tha Shaheen, referuar amerikanëve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat