Minutat e tmerrit: Momenti kur i riu afgan i kapur në rrotën e avionit filmon veten dhe turmën

Azia

Minutat e tmerrit: Momenti kur i riu afgan i kapur në rrotën e avionit filmon veten dhe turmën

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 00:21
Pamje nga videoja

Një video dramatike shfaq një të ri duke filmuar veten dhe afganët tjerë, që kishin hipur dhunshëm në aeroplanin transportues të ushtrisë amerikane, që po ngrihej nga pista e aeroportit të Kabulit – gjatë përpjekjeve për t’u arratisur nga vendi.

Pamjet janë filmuar të hënën, ku i riu shihet para turmës që po mbaheshin në dyert e metalta të aeroplanit transportues që po bëhej gati të ngrihej në ajër.

Megjithatë numri i madh dhe turma e pushtuar nga frika, ka bërë që dy prej tyre të humbin jetën – duke u rrëzuar nga aeroplani gjigant C-17 Globemaster që ishte ngritur në ajër.

Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se shtatë persona janë vrarë – përfshirë dy që janë qëlluar nga ushtarët amerikanë, pasi turma tentonte me dhunë të futej në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit.

Gjithçka ndodhi pasi ushtria amerikane filloi me evakuimin e punonjësve të ambasadës amerikane në Kabul dhe diplomatëve tjerë perëndimorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat