Katër makina plot para! Ambasadori zbulon shumën e frikshme që presidenti afgan mori me vete

Azia

Katër makina plot para! Ambasadori zbulon shumën e frikshme që presidenti afgan mori me vete

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 20:55
Ashraf Ghani

Një ditë pas largimit të ish-presidentit Ashraf Ghani nga Afganistani, ambasada ruse në këtë vend deklaroi se presidenti u largua me 4 makina plot me para, sasi e cila nuk mundi të futej e gjitha në helikopterin me të cilin u largua dhe u lanë në aeroport.

Sot, ambasadori afgan në Taxhikistan pretendon se presidenti, Ashraf Ghani, u arratis nga Afganistani të dielën me 169 milionë dollarë, pas marrjes së kontrollit të vendit nga talibanët.

Pak më parë u konfirmua se presidenti është strehuar në Emiratet e Bashkuara. Ambasadori e quajti ikjen e presidentit Ghani një “tradhti ndaj atdheut dhe kombit”.

Rikujtojmë se Ghani deklaroi se u largua nga vendi i tij, Afganistani, për të shmangur gjakderdhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat