A i mori me vete 169 milionë dollarë? Ish-presidenti i Afganistanit flet nga arratia

Azia

A i mori me vete 169 milionë dollarë? Ish-presidenti i Afganistanit flet nga arratia

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 21:37
Ashraf Ghani

Presidenti i rrëzuar i Afganistanit, Ashraf Ghani tha në një video mesazh të mërkurën se ai u largua nga Kabuli për të shmangur gjakderdhjen dhe për të parandaluar që Afganistani të bëhet si Siria dhe Jemeni, duke shtuar se vendi do të përballej me një "katastrofë të tmerrshme" nëse ai do të qëndronte në detyrë.

Ghani gjithashtu thotë se nëse qëndronte do të ndodhte ajo që talebanët bënë në vitin 1996 kur ekzekutuan Presidentin e Afganistanit.

“Unë nuk doja që gjakderdhja të fillonte në Kabul siç kishte ndodhur në Siri dhe Jemen. Kështu vendosa të shkoj, të largohem nga Kabuli.", tha Ghani.

Duke folur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai dhe familja e tij janë strehuar, Ghani përsëriti se ai u largua nga Afganistani për të shmangur shkatërrimin e vendit.

"Unë nuk kam frikë nga një vdekje e nderuar dhe çnderimi i Afganistanit nuk ishte i pranueshëm për mua, por më duhej. Unë u nxora nga Afganistani për të shmangur gjakderdhjen dhe shkatërrimin e Afganistanit, "tha ai.

Ai gjithashtu hodhi poshtë zërat se kishte marrë një sasi të madhe parash nga vendi me vete - duke thënë se raportet ishin të pabaza.

Ambasadori afgan në Taxhikistan kishte pohuar se ai mori rreth 169 milion dollarë  kur u largua.

Më herët, Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se kishin mirëpritur Ghanin dhe familjen e tij në baza humanitare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat