Flet e reja afgane: Njerëzit kanë frikë të dalin nga shtëpitë e tyre, talibanët kanë vendosur kufizime në aeroport

Azia

Flet e reja afgane: Njerëzit kanë frikë të dalin nga shtëpitë e tyre, talibanët kanë vendosur kufizime në aeroport

Nga: G.B Më: 19 gusht 2021 Në ora: 09:56
Kabul, Afganistan

Një grua e re në Kabul sapo më tregoi për situatën e saj. Studentja ka qenë pjesëmarrëse në konferenca. Sot ajo po qëndron brenda, ka rrëfyer gazetari i BBC-së, Frances Mao, përcjell Bota sot.

“Talibanët u kanë kërkuar të gjithëve të kthehen në punë por njerëzit kanë frikë dhe nuk duan të dalin nga shtëpitë e tyre. Ne të gjithë po përpiqemi të qëndrojmë në shtëpi.

Shumë njerëz janë rrahur nga talibanët në aeroport dhe gjatë demonstratave në Nangarhar [krahinë], përfshirë gazetarë dhe kërkimet në shtëpi vazhdojnë pavarësisht shpalljes së amnistisë.

Ka kaq shumë çrregullime dhe pasiguri, deklarata e tyre nuk përputhet ende me veprimin e tyre", ka deklaruar ajo.

Ajo thotë se ka dëgjuar gjithashtu raporte nga të afërmit se talibanët po lejojnë të huajt vetëm në aeroport dhe po mbajnë jashtë afganët e miratuar për t'u evakuuar me amerikanët.

"Tani fluturimet e evakuimit po zbrazen për shkak të kufizimeve që kanë vendosur në portën e aeroportit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat