Talebanët ekzekutojnë gjeneralin e ushtrisë në Afganistan, dëshmitarët tregojnë detaje tronditëse

Azia

Talebanët ekzekutojnë gjeneralin e ushtrisë në Afganistan, dëshmitarët tregojnë detaje tronditëse

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 12:26
Haji Mullah Achakzai

Momente tensioni që shtohen dita ditës në Afganistan duke e kthyer në një situatë makthi.

Ardhja e talebanëve në pushtet ka çakorduar të gjithë vendin. Talebanët masakruan nëntë burra pasi morën nën kontroll provincën Ghazni, ndërsa dëshmitarët okularë tregonin detaje tronditëse të vrasjeve.

6 prej tyre u qëlluan ndërsa tre të tjerë u torturuan për vdekje, ndërsa një gjeneral që qëndroi kundër tyre u ekzekutua me gjakftohtësi nga talebanët.

Së fundmi mediat kanë zbuluar pamjet tronditëse që po qarkullojnë, ndërsa shfaqet gjenerali Haji Mullah Achakzai, i gjunjëzuar dhe me sy të lidhur.

Video është regjistruar vetëm pak minuta para ekzekutimit të pa mëshirshëm.

Gjeneral Achakzai, në të 60-at e tij të hershëm, ishte një armik i njohur i talebanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat