​Udhëheqësi i rezistencës kundër talibanëve: Ne nuk do t'u dorëzohemi atyre

Azia

​Udhëheqësi i rezistencës kundër talibanëve: Ne nuk do t'u dorëzohemi atyre

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:26
Ilustrim

Djali i Ahmad Shah Massoud, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës ndaj sovjetikëve në Afganistan në vitet 1980, tha se nuk do t’i dorëzojë zonat nën kontrollin e tij te talibanëve, raporton sot televizioni Al Arabiya.

Ahmad Massoud bëri thirrje për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar për të qeverisur vendin me pjesëmarrjen e talibanëve, duke paralajmëruar se lufta do të ishte "e pashmangshme" nëse talibanët refuzojnë dialogun.

Ai tha se forcat qeveritare që kundërshtonin talibanët ishin mbledhur në fortesën e tij, Luginën Panjshir.

Në një artikull të botuar në Washington Post të enjten, Massoud kërkoi mbështetje nga Perëndimi.

Massoud (32) është lider i Frontit kombëtar të rezistencës në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat