Personat e pavaksinuar që janë infektuar me COVID-19, po trajtohen me respirator në Izrael

Azia

Personat e pavaksinuar që janë infektuar me COVID-19, po trajtohen me respirator në Izrael

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Të gjithë pacientët me coronavirus që janë në gjendje kritike dhe po marrin trajtim shëndetësor në Izrael janë më të rinj se 60 vjeç dhe të pavaksinuar, sipas Shoqatës ECMO (oksigjenimi i membranës ekstrakorporale).

Për më tepër, u deklarua se të gjithë ata që vdiqën pasi ishin lidhur me pajisjet nuk ishin të imunizuar.

ECMO është përdorur në raste jashtëzakonisht kritike të infeksionit coronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Rreth gjysma e të gjithë pacientëve që ishin të lidhur me pajisjet vdiqën, pavarësisht një trajtimi të tillë për shkak të ashpërsisë së simptomave, raportojnë mediat izraelite.

Që nga fillimi i valës së katërt, 31 pacientë të pavaksinuar janë lidhur me pajisjet dhe pesë kanë vdekur, të gjithë nën moshën 60 vjeç.

Gjashtë pacientë mbi 60 vjeç ishin gjithashtu në pajisje për ca kohë, ata që morën vaksinën katër deri në gjashtë muaj para shtrimit në spital, por mbijetuan.

Kryetari i shoqatës, Dr Jigal Kasif, tha se të dhënat dëshmojnë se të pavaksinuarit vuajnë nga simptoma më serioze të koronavirusit.

“Pacientët e moshës 40 deri në 60 vjeç vdesin nga pajisjet, ndërsa pacientët më të vjetër që kanë sëmundje shoqëruese, por janë vaksinuar, mbijetojnë”, shtoi ai.

Ndryshe, Izraeli ka filluar t’i imunizojë për herë të tretë qytetarët e vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat