Më 31 gusht përfundojnë evaukimet

Azia

Më 31 gusht përfundojnë evaukimet

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Pavarësisht vizitës sekrete të kreut të CIA-s në Kabul dhe takimit me kreun e talebanëve, këta të fundit nuk kanë ndërmend që të shtyjnë datën e vijës së kuqe, 31 gushtin.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha gjatë një konference për mediat se nuk kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrim.

Por ai dha edhe një paralajmërim për qytetarët afganë.

Mujahid deklaroi se qytetarët afganë nuk do të lejohen që të shkojnë në aeroporte që të evakuohen.

Kjo sipas tij, për të ndaluar krijimin e turmave në aeroport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat