Anëtari i talibanëve thotë se afganët janë të lumtur me rregullat e tyre

Azia

Anëtari i talibanëve thotë se afganët janë të lumtur me rregullat e tyre

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 20:11
Ish-ambasadori i talibanëve në Pakistan, Mulla Abdul Salam Zaeef

Ish-ambasadori i talibanëve në Pakistan, Mulla Abdul Salam Zaeef,ka thënë se ky grup militant nuk e ka në plan ta përsërisë sundimin e tyre të ashpër dhe se tashmë janë duke i përmbushur zotimet e tyre.

“Jeta e njerëzve tani është normale. Edukimi i grave ka filluar, gratë mund të shkojnë në punë”, ka thënë ai për BBC.

Zaeef ka deklaruar se disa afganë janë duke e përdorur situatën e tanishme si një justifikim për ta braktisur nga vendin pa dokumentacionet e duhura.

“Ky është një komplot i madh kundër talibanëve, duke u dhënë njerëzve këtë lloj ideje se talibanët janë të tmerrshëm dhe se janë kundër njerëzve, ata janë kundër arsimit”.

“Kur jam duke kontaktuar me njerëzit në Kabul, njerëzit atje janë të lumtur. Talibanët nuk po marrin asnjë lloj hakmarrje ndaj njerëzve, madje as për njerëzit që shkojnë në aeroportin e Kabulit, talibanët nuk po i pengojnë ata të shkojnë në aeroport”, ka thënë Zaeef, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat