Të paktën 12 pjesëtarë të shërbimit amerikan në mesin e viktimave në Kabul

Azia

Të paktën 12 pjesëtarë të shërbimit amerikan në mesin e viktimave në Kabul

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 21:41
Pamje nga shpërthimet në Kabul

Disa njerëz janë vrarë dhe shumë tjerë janë plagosur nga dy shpërthime të dyshuara si sulme vetëvrasëse me bombë që kanë tronditur aeroportin e Kabulit të enjten (26 gusht).

Incidenti ka shtuar kaosin në aeroport disa ditë para datës 31 gusht kur duhet të përfundojë tërheqja e plotë trupave të huaja nga Afganistani.

Agjencitë e lajmeve perëndimore cituan zyrtarë amerikanë të thoshin se të paktën 12 pjesëtarë të shërbimit amerikan ishin në mesin e atyre që u vranë.

Zyrtarët thanë se një numër i trupave ushtarake amerikane u plagosën dhe paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se fillimisht ndodhi një shpërthim i madh në Portën e Abacisë të aeroportit dhe u pasua nga një shpërthim i dytë aty pranë.

Shpërthimet, sipas tij, ishin "rezultat i një sulmi kompleks që rezultoi në një numër viktimash amerikane dhe civile".

CNN citoi një burim të Pentagonit të thoshte se të paktën tre ushtarë amerikanë u plagosën në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat