Dy vdekje pas injektimit të dozave anti-Covid, Japonia pezullon vaksinën

Azia

Dy vdekje pas injektimit të dozave anti-Covid, Japonia pezullon vaksinën

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 13:20
Ilustrim

Dy shtetas japonezë raportohet se kanë humbur jetën pasi kanë marrë dozën e dytë të vaksinës Moderna.

Njoftimi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në Japoni.

Shkaku i vdekjes së tyre ende po hetohet, por dyshimet lidhen me praninë e grimcave metalike në përbërje të vaksinës.

Në një raport të botuar, ku citohen burimet e ministrisë, thuhet se vaksina përmban disa grimca që reagojnë ndaj magnetëve dhe për ketë arsye dyshimet lidhen me faktin se injeksioni ka në përbërje të tij një lëndë të tillë.

Vetëm një javë pasi shpërndarësi vendas i vaksinës, Tekada Pharmaceutical mori raporte se vaksinat kanë përmbajtje të disa substancave ndotëse në disa flakonë, Japonia ndaloi përdorimin e rreth 1.63 milion dozave të Modernas në mbarë vendin.

Ndërkohë, kompania prodhuese amerikane “Moderna” ka deklaruar se përmbajtja e e substancës metalike nuk e cenon sigurinë apo efikasitetin e vaksinës, por si një masë paraprake ajo ka pezulluar shpërndarjen e saj, deri në përfundim të hetimeve.

Të premten, tetë qytete të Japonisë shpallen gjendjen e jashtëzakonshme, duke vendosur rreth 80% e popullsisë nën kufizimet e koronavirusit. Autoritetet raportuan një rekord prej 2,000 personash të prekur nga infeksioni vetëm të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat