Talibanët mbyllin aeroportin e Kabulit pas fluturimeve përfundimtare të evakuimit të NATO-s

Azia

Talibanët mbyllin aeroportin e Kabulit pas fluturimeve përfundimtare të evakuimit të NATO-s

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 22:12
Foto

Talibanët vendosën forca shtesë rreth aeroportit të Kabulit këtë të shtunë për të parandaluar grumbullimin e turmave të mëdha pas një sulmi shkatërrues vetëvrasës dy ditë më parë teksa transporti ajror masiv i udhëhequr nga SHBA-të përfundoi përpara afatit të 31 gushtit.

Shtresa të reja të pikave të kontrollit u shfaqën në rrugët që çojnë në aeroport, disa të drejtuara nga luftëtarët talibanë, shkruan Euronews.

Zonat ku turma të mëdha njerëzish janë mbledhur gjatë dy javëve të fundit me shpresën për të ikur nga vendi pas marrjes së kontrollit nga talibanët ishin kryesisht të zbrazëta.

Gjithashtu të shtunën, Britania filloi të sillte trupat e saj në shtëpi nga Afganistani, pasi një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore që mbante ushtarë u ul në bazën ajrore RAF Brize Norton në veriperëndim të Londrës.

Trupat janë pjesë e një kontigjenti prej njëmijë personave që është vendosur në Kabul për të ndihmuar në drejtimin e transportit ajror.

Fluturimet që sjellin qytetarë britanikë dhe afganë kanë përfunduar kryesisht, megjithëse kreu i forcave të armatosura, gjenerali Nick Carter, tha se do të ketë “shumë pak” të tjerë të Shtunën.

Britania thotë se ka evakuuar më shumë se 14 mië 500 njerëz nga Kabuli në dy javët e fundit, por se deri në njëmijë afganë që kanë të drejtë të vijnë në Britani të Madhe janë lënë prapa.

Kryeministri Boris Johnson premtoi të premten të “zhvendosë qiellin dhe tokën” për të sjellë më shumë njerëz nga Afganistani në Britani me mjete të tjera, megjithëse nuk janë ofruar detaje konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat