Në sulmin e fundit me raketë në Kabul, të paktën një fëmijë i vdekur

Azia

Në sulmin e fundit me raketë në Kabul, të paktën një fëmijë i vdekur

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 18:55
Ilustrim

Një raketë ka goditur një lagje në veriperëndim të aeroportit ndërkombëtar të Kabulit dhe ka vrarë një fëmijë, ndërsa evakuimi amerikan po zvogëlohet pas sulmeve të fundit, tha një shef i policisë afgane.

Sulmi vjen ndërsa SHBA-ja përfundon një transport ajror historik në të cilin dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit, skenë e shumicës së kaosit që ka përfshirë kryeqytetin afgan që kur talebanët pushtuan dy javë më parë, raporton newyorkpost.

Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi të shtunën se një sulm i mëtejshëm terrorist në Kabul ka shumë të ngjarë në 24 deri në 36 orët e ardhshme.

Ai gjithashtu deklaroi se forcat e armatosura amerikane kishin organizuar një sulm ndaj çaqeve të Shtetit Islamik dhe kanë vrarë dy njerëz ndër më kryesorit në radhët e tyre.

Ndryshe, ISIS-K, fraksion i ISIS-it ka marr përgjegjësinë e vrasjes së 12 marinsave dhe mbi 100 afganëve pas dy sulmeve të ndara me bomba në afërsi të aeroportit të Kabulit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat