CNN: Nëntë anëtarë të një familje afgane u vranë pas sulmit me dron në Kabul

Azia

CNN: Nëntë anëtarë të një familje afgane u vranë pas sulmit me dron në Kabul

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 23:11
Foto

Nëntë anëtarë të një familje u vranë në një sulm me dron amerikan që kishte në shënjestër një veturë në një lagje rezidenciale të Kabulit, sipas të afërmeve të vrarë.

Të vrarët përfshinin gjashtë fëmijë, më i vogli ishte një vajzë dyvjeçar, tha vëllai i njërit prej të vdekurve një gazetari lokal që punonte me CNN-in.

Ai tha se njerëzit e vrarë ishin vëllai i tij, Zamaray (40 vjeç), Naseer (30), Zameer (20), Faisal (10), Farzad (9), Armin (4), Benyamin (3), Ayat (2) dhe Sumaya (2).

“Ne nuk jemi ISIS apo Daesh dhe kjo ishte një shtëpi familjare – ku vëllezërit e mi jetonin me familjet e tyre”, tha ai.

Një zyrtar amerikan konfirmoi vendndodhjen në lagjen Khaje Bughra të Kabulit. Komanda Qendrore Amerikane tha më herët se ata po vlerësonin mundësitë e viktimave civile.

Një burrë i quajtur Ahad, i cili tha se ishte një fqinj i familjes, i tha CNN: “Të gjithë fqinjët u përpoqën të ndihmonin dhe sollën ujë për të shuar zjarrin dhe pashë që ishin 5 ose 6 persona të vdekur. Babai i familjes dhe një djalë tjetër i ri dhe kishte dy fëmijë. Ata kishin vdekur. Ata ishin copë -copë. Kishte [gjithashtu] dy të plagosur”.

Ushtria amerikane njofton përmes një deklarate se kishte “shpërthime të rëndësishme dytësore nga automjeti treguan praninë e një sasie të konsiderueshme të materialit shpërthyes”, tha zëdhënësi.

Një gazetar vendas i cili vizitoi vendin e ngjarjes menjëherë pas sulmit ajror i tha CNN se “çfarëdo materiali të ishte në veturë, nuk e di. Vetura ishte në një gjendje shumë të keqe, vetëm një skelet i vetursës kishte mbetur”.

Gazetarit – i cili ka mbetur anonim për arsye sigurie – anëtarët e familjes së të ndjerit konfirmuan se kishin dy vetura të parkuara në shtëpi – njëra ishte Corona dhe tjetra ishte Camry.

Gazetari tha se atij i ishte thënë se njëra nga veturat ishte në lëvizje dhe në të ishin babai dhe tre fëmijët e tyre duke u përgatitur për të shkuar në një ngjarje familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat