Presidenti i Palestinës takohet me ministrin izraelit të Mbrojtjes

Azia

Presidenti i Palestinës takohet me ministrin izraelit të Mbrojtjes

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 00:17
Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz, në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, thanë zyrtarët.

Ky ishte takimi i nivelit më të lartë mes Abbasit dhe një ministri izraelit që nga formimi i Qeverisë së re në Izrael.

Nga zyra e Gantz kanë thënë se, ai i kishte deklaruar se Izraeli do të marrë masa për të forcuar ekonominë palestineze.

“Ata gjithashtu diskutuan për sigurinë dhe ekonominë në Bregun Perëndimor dhe në Gaza,” thuhej në deklaratë, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat