Zëdhënësi i talebanëve: Ne jemi këtu për t’i shërbyer njerëzve!

Azia

Zëdhënësi i talebanëve: Ne jemi këtu për t’i shërbyer njerëzve!

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 15:34
Zëdhënësi i talebanëve: Ne jemi këtu për t’i shërbyer njerëzve!

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid ka bërë thirrje për unitet kombëtar pas tërheqjes së trupave të fundit amerikane nga Afganistani pas 20 vitesh.

Ai u bëri thirrje afganëve të kapërcejnë dallimet dhe të mblidhen së bashku, duke thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta mbështeste vendin nëse njerëzit e tij nuk do të ishin të bashkuar.

Qeveria e ardhshme, tha ai, do të përfaqësojë të gjithë popullin afgan.

Ai vuri në dukje çështjet në ekonominë e vendit dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të investojnë në Afganistan.

Më tej Mujahid shtoi se talebanët kërkonin marrëdhënie të mira me bashkësinë ndërkombëtare dhe do të shikonin për të zgjidhur miqësisht çdo çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat