Makthi i talebanëve, luftëtarët e Luginës së Panjshirit stërviten maleve të Afganistanit – zotohen se...

Azia

Makthi i talebanëve, luftëtarët e Luginës së Panjshirit stërviten maleve të Afganistanit – zotohen se...

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 11:26
Foto

Forcat e grupeve rezistente në Afganistan janë zotuar të vazhdojnë luftën e tyre kundër talebanëve, pasi janë duke vazhduar stërvitjet e tyre në luginën Panjshir, një pikë strategjike që gjendet në veri të Kabulit.

Qindra luftëtarë që për asnjë moment nuk iu nënshtruan talebanëve që morën nën kontroll Kabulin, janë parë duke u stërvitur me pushkë të ndryshme automatike.

Ata janë të veshur me rroba ushtarake dhe vazhdimisht marshojnë rrugëve malore të këtij rajoni. Forcat anti-talebane të njohura ndryshe si Aleanca Veriore, janë zotuar të luftojnë deri në frymën e fundit për t’i mbrojtur 170.000 banorë, shumica prej tyre Tajik që jetojnë në luginën Panjshir që shtrihet në malet Hindu Kush në veri të kryeqytetit afgan.

Intensifikimi i stërvitjeve po ndodh pasi talebanët janë zotuar se do të dërgojnë qindra luftëtarë për ta rrethuar Panjshirin. Ky rajon konsiderohet bastioni i fundit i grupit që i lufton talebanët dhe udhëhiqet nga Ahmad Massoud, 32-vjeç, që u shkollua në Britani të Madhe dhe është i biri i legjendës që luftoi për liri nga talebanët.

Massoud u trajnuar nga ushtria britanike në Sandhurst, dhe është zotuar se këmba e talebanit nuk do të shkel në rajonin ku ai jeton dhe vepron. Ishte vetëm 12-vjeç kur babai i tij Ahmad Shah Massoud i njohur si “Napoleoni afgan” dhe “luani i Panjshirit” u vra nga vrasësit e Osama Bin Ladenit të Al Qaedas – duke u prezantuar kinse si gazetarë të Al Jazeera – vetëm dy ditë para sulmet të 11 shtatorit.

Massoud ishte detyrohet të largohet nga vendlindja, për të ndjekur mësimet në shkollën e mesme në Iran, ku më pas vazhdoi jetën në Sandhurst ku u diplomua në kolegjin King të Londrës.

Tani Massoud është zotuar se do të luftojë deri në frymën e fundit kundër talebanëve dhe të mbroj banorët e Panjshirit. Ai konsiderohet si makthi më i madh i talebanëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat