Grmierja kthehet në shënjestër të talebanëve, fati i keq i gruas në Afganistan

Azia

Grmierja kthehet në shënjestër të talebanëve, fati i keq i gruas në Afganistan

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:37
Posterat reklamuese jashtë salloneve të bukurisë që shfaqnin gra me veshje nusërie u shkatërruan

Kur talebanët morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, posterat reklamuese jashtë salloneve të bukurisë që shfaqnin gra me veshje nusërie u shkatërruan. Sallonet rreth qytetit u mbyllën gjithashtu. Çdo biznes që është kundër rregullave strikte të talebanëve nuk e dinë akoma fatin e tyre, nëse do të hapen apo jo.

Afsoon (jo emri i saj i vërtetë) e cila është një grimiere po fshihet dhe ka përshkruar se sa rëndësi ka industria e bukurisë për gratë afgane dhe sesi i gjithë targeti femëror përjetoi ndjesinë e të të marrit diçka të vlefshme nga ti. Ashtu si çdo vajzë tjetër, Afsoon e konsideron veten moderne sepse i pëlqen make-up, media sociale dhe ka ambicie për karrierë.

Pasi përmbushi ëndrrën e saj për t’u bërë një make-up artiste e suksesshme në një sallon që binte në sy falë posterave me gra magjepsëse dhe elegante që reklamonin bukurinë, dukej sikur çdo gjë i ishte kthyer normalitetit.

Salloni ku punonte ishte i mbushur me njerëz që ndryshonin nga mjekët tek gazetarët, nga këngëtarët dhe yjet e televizionit e deri tek nuset që përgatiteshin për ditën e tyre të madhe.

Por, kur e morën në telefon për t’i thënë të mos vinte në punë nuk arriti të besonte që rrugëtimit të saj i kishte ardhur fundi. ‘Ka mbaruar. Është koha për t’u fshehur’, i tha vetes.

Gratë nën presionin e talebanëve janë të detyruara të mbulohen dhe t’u binden rregullave strikte që ndrydhin të drejtat e tyre. Prandaj e tmerruar thotë: ‘Gratë si unë jemi targeti i talebanëve’.

Që në momentin që talebanët morën pushtetin, vitet e saj të punës së palodhur përfunduan në një ditë. Tani ajo dhe shumë vajza të tjera që nuk mundën të largoheshin në një vend tjetër dhe nën udhëheqjen e talebanëve do detyrohen të heqin nga ëndrrat e tyre.

Prandaj, në intervistën për BBC ajo nuk ka zgjedhur të flasë për të ardhmen, por ka zgjedhur ta mbyllë intervistën me fjalët: “I dua gratë. Doja të punoja dhe të ndërtoja hapësira ku gratë mund të ishin të lira dhe të shkëlqejnë. Ne mund të pushojmë në një vend larg burrave.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat