Luftime të reja në Afganistan për luginën që ende s’ra në duart e talibanëve

Azia

Luftime të reja në Afganistan për luginën që ende s’ra në duart e talibanëve

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 17:26
Foto

Luftimet të reja po raportohen në Afganistan në rajonin e luginës Panjshir, territori i fundit që s’ra në duart e talibanëve.

Një udhëheqës i forcave rezistuese të luginës Amrullah Saleh demantoi raportet që talibanët kanë zaptuar dhe i quajti ato të pabaza.

Por ai pranoi se kushtet janë të vështira derisa talibanët mbyllën linjat e telefonit, internetit dhe energjisë elektrike, shkruan BBC.

Lugina Panjshir, në veri të kryeqytetit Kabul, është një nga provincat më të vogla të Afganistanit dhe e vetmja që nuk ka rënë në duart e talibanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat