Rrëzohet një aeroplan mallrash në Indonezi, vdesin tre persona

Azia

Rrëzohet një aeroplan mallrash në Indonezi, vdesin tre persona

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Ministria e Transportit tha se kontakti me aeroplanin Twin Otter 300 humbi 50 minuta pas ngritjes, dhe ai po shkonte nga rrethi Nabre në rrethin Jaya, duke mbajtur materiale ndërtimi.

Randang shtoi se kushtet ishin të qarta, me diell kur aeroplani u ngrit, por kur u rrëzua ishte me re.

Një kërkim ajror zbuloi se avioni u rrëzua në Intan Jaya, dhe të paktën 10 shpëtues, ushtria indoneziane dhe policia lokale u drejtuan menjëherë në vendin e rrëzimit.

Agjencia amerikane e lajmeve shton se aksidentet e transportit janë të shpeshta në Indonezi, një vend me 270 milionë banorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat