Irak, zgjedhjet e para parlamentare që nga protestat masive të vitit 2019

Azia

Irak, zgjedhjet e para parlamentare që nga protestat masive të vitit 2019

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 11:10
Irak

Irakianët votojnë sot në zgjedhjet e para parlamentare që kur protestat masive kundër korrupsionit, papunësisë dhe shërbimeve të dobëta shpërthyen në vitin 2019.

Zgjedhjet ishin parashikuar për vitin e ardhshëm, por ato u afruan për shkak të trazirave të shumta, pasi qytetarët kanë protestuar masivisht.

Sistemi i vjetër zgjedhor i bazuar në listat e partive është zëvendësuar me një sistem të ri që synon të ndihmojë kandidatët e pavarur.

Sidoqoftë, blloqet kryesore myslimane shiitë parashikohet që të fitojnë shumicën e vendeve në parlament.

Ky grupim ka dominuar parlamentin që nga pushtimi i udhëhequr nga SHBA në 2003, i cili përmbysi regjimin e Sadam Huseinit dhe krijoi një sistem të ndarjes së pushtetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat