Të paktën 15 të vdekur pas përmbytjeve në Kinën veriore

Azia

Të paktën 15 të vdekur pas përmbytjeve në Kinën veriore

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 09:52
Foto

Të paktën 15 persona humbën jetën nga shiu i madh dhe përmbytjet që goditën provincën veriore të Kinës, Shanxi, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe duke detyruar më shumë se 120 mijë njerëz të zhvendosen më të sigurta, thanë zyrtarët lokalë të martën.

Sipas CNN, provinca u përball me përmbytjet e saj më të këqija këtë muaj që kur filluan regjistrimet, tha zyrtari meteorologjik Wang Wenyi.

Të paktën 1.75 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet, të cilat kanë shkaktuar shembjen e të paktën 19 mijë shtëpive dhe dëmtimin serioz të 18 mijë shtëpive të tjera, tha zyrtari lokal i menaxhimit të urgjencës Wang Qirui.

Sipas tij, tre persona mbeten të zhdukur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat